UET probleme me bankat?
Universiteti Europian i Tiranës ka filluar të ketë probleme me bankat për shkak të borxheve të marra prej tyre në formën e huave.
” City news ” shkruan se UET së fundmi ka ndryshuar administratorin dhe kjo ka ardhur menjëherë pasi një bankë e nivelit të dytë ku UET kishte marrë kredi ishte thuajse gati të shkonte deri në sekuestro për shkak të një borxhi disa miliona euro.
Por, për arsye se UET ka një lloj performance financiare është në një vëzhgim të plotë apo monitorim nga banka për të rritur më tej performacën dhe për të bërë të mundur shlyerjen e detyrimeve.
I njëjti burim theksoi se gjithçka do të vijojë në zbatim të kontratave, detyrimeve që ka UET dhe rikthimin në parametra normal, shkruan “City News.al”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



