E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ujësjellësi i Tiranës i jep tenderin prej 1 miliardë lekë të reja vëllait të Safet Gjicit
Lajme

Ujësjellësi i Tiranës i jep tenderin prej 1 miliardë lekë të reja vëllait të Safet Gjicit

Ujësjellësi i Tiranës është një ndërmarrje publike në varësi të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Featured image of article: LEKË ZGJEDHJESH/ Ujësjellësi i Tiranës i jep tenderin prej 1 miliardë lekë të reja vëllait të Safet Gjicit, gara e dyshimtë për pajisjet elektronike, në kulmin e fushatës aplikuan vetëm 2 kompani (TË DHËNAT)Safet gjici, kryetar Bashkie ne Kukes

Një tender i majmë me vlerë 999 miliardë lekë të reja po zhvillohet nga Ujësjellësi i Tiranës, dhe në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani. Edhe pse gara është ndërkombëtare, fituese është shpallur kompania e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, “Euro Gjici”. Kjo kompani rezulton në emër të Lavdrim Gjicit, vëllait të kryebashkiakut, i akuzuar disa herë në media si “mburoja” e Safet Gjicit në fitimin e tenderave. Lajmi është shpërndarë nga drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj, e cila thotë se tenderi iu dha Gjicit nga Ujësjellësi.

POSTIMI I PLOTE:

#Tirana Tender Nderkombetar, me vetem dy Opertor ne gare, vetem nje oferte e vlefshme vlera 999 milion lek te Reja. Tenderon Ujesjellesi ne Tirane fiton bashkimi i operatoreve ku merr pjese kompania e themeluar nga kryebashkiaku i Kuksit Safet Gjici . Tendera tek Open Procurement Albania
http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/37132

Në  faqen zyrtare të prokurimeve publike rezulton se tenderi iu dha kompanisë Euro Gjici, ndërsa Firdeus u skualifikua për motive të dyshimta, ku Ujësjellësi parashtron se kompania u tërhoq pasi nuk dorëzoi në sistemin elektronik të dhënat e nevojshme. Gara është hapur më 15 janar 2021 dhe fituesi është shpallur në kulmin e fushatës zgjedhore, 31 mars 2021. Objekti i tenderit kanë qenë shërbimet e integruara dhe furnizimi në vendosjen e pajisjeve elektronike për të cilat shteti do të paguajë 1 miliardë lekë të reja tek vëllai i Safet Gjicit.

Ujësjellësi i Tiranës është një ndërmarrje publike në varësi të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.