E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uji merr përpara të voglin, pamje të rënda nga Korça
Publik News

Uji merr përpara të voglin, pamje të rënda nga Korça

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar jo pak dëme në qytete të shumta të Shqipërisë. Në një video të publikuar në Facebook nga pronari i një pike saldimi, vihet re se si uji merr përpara gjithçka që gjen.

Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet, fillimisht burri mundohet të mbrojë makinën, për të mos e marrë rrjedha e furishme e ujit.

Videoja është filmuar nga vëllai i djalit të vogël fillimisht, i cili, duke parë situatën kaotike, ia ka dhënë më pas aparatin të vëllait që të vijojë me filmimet dhe vet ka shkuar për të ndihmuar të atin.

Rrjedha u bë aq e fuqishme sa mori para dhe djalin që kishte kamera dhe e përplas me disa hekura.

Në video dëgjohet zëri i djalit që kërkon ndihmë: Babi babi! Dhe i ati që e sugjeron të mbahet pas disa hekurave.

Fatmirësisht, veç dëmtimeve materiale nuk ka pasur dëme në njerëz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.