E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ujku ujku, por çakalli bëri kërdinë
Politikë

Ujku ujku, por çakalli bëri kërdinë

Numri i lysave në këtë vend (dikush endacak dikush lypës me kollare) është shtuar frikshëm. Ti nuk mund ta pish një kafe i qetë në një lokal sepse do të vijnë 20 lypsa për 30 minuta. 10-15 njerëz në ditë më shkruajnë në INBOX, z. Kreshnik kam besim tek ti, të lutem më ndihmo kam nevojë për kaq lekë apo për aq euro etj sepse kam këtë hall apo atë hall (halle shumë të mëdha që të këpusin shpirtin sigurisht). INBOX-i im është i mbushur me lot dhe me dhimbje përballë të cilave unë jam plotësisht i pafuqishëm për të reaguar. Kosova një mjerim më vete, akoma më therës se këtu që nuk përshkruhet me fjalë. Në respekt të lotëve dhe të dhimbjeve tuaja, sygjeroj: Një njeri pa para në xhep sot nuk e duan as qentë e lagjes dhe as pulat e bahçes së vet, se për njerëzit as që bëhet fjalë. Sistemi që kanë ngritur të përdalët pusht-tetarë, është sistem skllavërues dhe unë besoj fuqimisht që e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar skllavërisë është rebelimi, lufta, thirrja, ngritja, ulërima dhe thyerja e prangave.

Mos u mësoni me lëmoshë, me lypje, me shtrirje dore, me lot, me qyrr, me dorëzim, sepse në pyllin ku jetojmë lëmosha nuk garanton jetë, por ajo e legalizon skllavërinë dhe e vesh atë me petk legal. Vëllezër dhe motra shqiptarë! Ka vetëm një mënyrë për t’i shpëtuar shtypjes, mjerimit, varfërisë dhe skllavërisë që kanë projektuar delenxhinjtë e mëdhenj të pushtetit. Kjo mënyrë është rebelimi, lufta, zgjimi, dhe hedhja në grykë të sistëmit satanist vrasës. Ti mund të më thuash, që ke frikë. Unë e respektoj frikën tënde dhe më vjen keq që nuk të cliroj dot prej saj, port ë ftoj të mos bëhesh dredharak dhe hilanjos, të paktën me veten tënde dhe me fëmijët e tu. Pa para dhe i zhytur në mjerim ti je i vdekur, por me një vdekje të ngadaltë dhe poshtëruese.

Atëherë nga cfarë ke frikë? Jeta jote dhe e fëmijëve të tu është e shenjtë dhe shenjtëritë nuk mborhen me lot, apo me lëmoshë, por me grusht dhe me gjak. Kush të thotë ndryshe po të mashtron. Kush të thotë të furnizon Zoti me rrizk, po të mashtron. Zoti e ka mbaruar furnizimin ditën që ke ardhur në jetë dhe të ka dhënë duar, këmbë, mendje në kokë dhe shëndet. Zoti furnizon të sëmurët, të pamundurit dhe ata që i ka lënë sakat. Ty që ti ka dhënë të gjitha duhet te luftosh vetë. Mua mund të ma kesh me hile, apo cilitdo tjetër në botë, sepse mua nuk më ke gjë, por mos ia bëj me hile vetës tënde dhe fëmijëve të tu. Ngrije kokën, mblidhi fuqitë, ngrihu e organizohu. Ngrihu e lufto për të ardhmen tënde dhe për të ardhmen e fëmijëve të tu. Ky vend është mjaftueshëm i pasur sa për të mos jetuar bijtë e tij në mjerim. Por, atë e kanë grabitur dhe e kanë kapur peng një grusht kuckash të përdalë që ushqejnë popullin me shpresë dhe me drogë, që të mos zgjohen kurrë. Nëse ke alergji prej politikës, apo prej fjalës parti, atëherë eja të ndërtojmë Klanin e të mirëve.

Ata janë mafiozë, hajdutë, imoralë e miliardërë dhe nuk kanë frikë nga vdekja, si ka mundësi që ti je i vdekur dhe edne ke frikë se vdes? Si ka mundësi që nuk ke asnjë kacidhe në xhep dhe ende ke frikë se humbet? Ata janë organizuar për të na e pirë gjakun deri në fund dhe për këtë kanë ndërtuar infrastrukturë. Si ka mundësi që ti nuk pranon të organizohemi si ata, për t’ua marrë atyre atë që ta kanë vjedhur ty dhe fëmijës tënd? Si ka mundësi që nuk i flet motrës se të ka marrë një cerek dhome? Si ka mundësi që nuk i flet vëllait se të ka marrë dy metra tokë? Si ka mundësi që nuk flet me nonën dhe me babën se nuk ta ka lënë trashëgiminë në gjallmëni të vet por ti nuk merr guximin të pështyrë në fytyrë, të bojkotosh dhe të organizohesh për t’ua kthyer fëmijëve të tu, pjesën e tyre të pasurisë në Shqipëri. Kurre mos e co nepermend se mund te marresh te ate qe te takon me lot.

Ka vetem nje rruge dhe ai eshte organizimi politik. Partia Shqiptare Atdheu, eshte vetem nje instrument qe na ndihmon te mos ecim ne autostratden (autoudhen) politike te vendit pa dokumenta, por e rendeishme eshte ta ndertojme nje klan. Politika e ka emrin te keq e di. Politika tingellon keq e di. Politika eshte e ndyre, e di. Politika eshte e piset, e di. Por nuk kemi rruge tjeter. Dhe mos i degjoni prostitutat e vogla te regjimit, qe perpiqen te na kompleksojne ne qe merremi me politike sepse ky eshte nje truk i madh. Ata qe thone se nuk merren me politike i sherbejne shpesh politikes dhe prostitutat e perkedhelura te saj. Mos e harroni kurre eksperiencen e popullit sepse ai nuk flet kot dhe e ka shkruar me germa prej ari citimin me te famshem te historise: “Ujku, ujku, ujku, por cakalli beri kerdine”/Puls7.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.