Ukrainasit ishin përgatitur për një hakmarrje të ashpër ruse pas shpërthimit që rrëzoi një pjesë të urës Kerç që lidh gadishullin e okupuar të Krimesë me kontinentin rus herët të shtunën. Ndër objektivat e goditura gjatë natës ishte qyteti i Zaporizhzhia i cili u godit për të tretën natë radhazi dhe qyteti port i Mykolaiv. Sulmet pasojnë raportet për një rritje të aktivitetit nga bombarduesit strategjikë rusë me disa prej raketave të lëshuara nga zona e detit Kaspik.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar lidhur me të dhënat e publikuara në një shkrim të Revistës Monitor, për shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve në Tiranë me 40% brenda një viti. Krahasuar kjo me BE, ku sipas të dhënave, 48% janë shtrenjtuar në 12 vite.
Kjo sipas Cakës, sepse Tirana “pastron vetëm paratë e krimit ndërkombëtar!”.
POSTIMI I PLOTE
Në BE çmimeve të shtëpive, iu deshën 12 vite të rriteshin me 48%; Në Tiranë u desh vetëm 1 vit, që çmimet e shtëpive të rriten me 40%. Pse?!
Sepse Tirana pastron vetëm paratë e krimit ndërkombëtar!
Erion Veliaj si kryetari i parave të pista, e ka kthyer Tiranën në një qytet të pajetueshëm për të rinjtë, studentët, familjet e reja dhe ato me të ardhura mesatare. Askush nuk është më i sigurtë në Tiranë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



