E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UKT dhe Bashkia Tiranë: Nuk është hapur diga në Liqenin e Bovillës
Lajme

UKT dhe Bashkia Tiranë: Nuk është hapur diga në Liqenin e Bovillës

Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë hedhur poshtë pretendimet se është hapur diga e Liqenit të Bovillës.

Në një deklaratë të përbashkët, Bashkia dhe UKT thonë se pretendimi i ish-kryeminstrit Berisha dhe disa të zgjedhurve vendorë të PD nuk është i vërtetë.

“UKT dëshiron të bëjë me dije se niveli i ujit në Liqenin e Bovillës aktualisht është në kuotën 315.9 metra. Ndërkohë që, kuota para fillimit të reshjeve ishte 310 metra. Hapja e digës është një proçes normal që kryhet sa herë që niveli i liqenit kalon kuotën maksimale prej 318 metrash. Vendimin për hapjen e digës e merr administratori i shoqërisë, i cili paraprakisht ka detyrimin ligjor të njoftojë zyrtarisht Policinë e Shtetit, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Kamzës. Deri në këto momente, deklarojmë se nuk ka qenë e nevojshme hapja e portës shkarkuese të digës, duke qenë se thatësira e muajve të kaluar kishte ulur ndjeshëm nivelin e liqenit. Për këtë arsye, rritja e kuotës me 6 metra brenda një kohe kaq të shkurtër është brenda nivelit normal të tij”, thuhet në deklaratë.

“Prandaj, deklarata e sotme e Berisha se prania e ujit në zonën e Laprakës është shkaktuar si pasojë e hapjes së digës së Bovillës është krejtësisht e pavërtetë dhe hidhet poshtë lehtësisht nga skica e thjeshtë që po i bashkëngjisim kësaj deklarate”, vijon bashkia dhe UKT.

Bashkia sqaron se gjeografikisht Bovilla ndodhet në veri të Tiranës, pastaj në jug vjen Kamza e Paskuqani dhe ndahen nga Tirana me Lumin e Tiranës, i cili për herë të parë nuk u përmbyt.

“Si mundet një liqen të kapërcejë një lumë e të përmbysë një lagje matanë, në anën tjetër!?” ngre pyetjen bashkia dhe UKT.

Gjithashtu, informohet se stafi i UKT-së është duke monitoruar situatën e liqenit, si për nivelin e turbullirës ashtu edhe për kuotën, në mënyrë të vazhdueshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.