“Ule zërin se…”, Balluku përplaset me Shehajn në Kuvend
Kreu i ‘Mundësia’ i nxjerr pankartën në mes të sallës
Tensione të forta u regjistruan sot në Kuvend mes zëvendës-kryeministres Belinda Balluku dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Ndërsa Balluku mbante fjalën e saj për herë të parë pas marrjes nën hetim nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, Shehaj nuk ndaloi së foluri nga vendi, duke sfiduar rregullin dhe duke mbajtur një fletë A4 me mbishkrimin: “Balluku në SPAK”.

Balluku reagoi me humor të lehtë, duke i thënë: “Ule zërin se e ke zërin shqetësues në decibel.”
Kryeparlamentari Niko Peleshi i tërhoqi disa herë vërejtje Shehajt dhe paralajmëroi se do ta përjashtonte nëse nuk ndalej. Pas disa minutash paralajmërimesh, Shehaj u përjashtua nga seanca, gjë që shkaktoi zhurmë dhe tension në sallë.
Përballë kësaj sjelljeje, Balluku shpërtheu nga foltorja:
“O Agron, nuk e bën dot politikën me selfie. Duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh, do jesh një pronar i vogël call center që nuk paguan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook, Agron, nuk jemi në call center këtu,” tha Balluku, duke i kundërpërgjigjur akuzave dhe protestës së Shehajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



