E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit
Publik News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit

Në aeroportin e Kukësit u ul sot, më 9 korrik, avioni i parë me udhëtarë. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale fotot e para kur qytetarët kanë zbritur në aeroport, të cilët janë pritur me lule dhe karamele. 

“Me këmbë të mbarë në Kukës. Sot në aeroportin “ZAYED-Flatrat e Veriut”, shkruan Rama.

Më 9 korrik, kompania ajrore zvicerane “Helvetic Airlines” ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit (KFZ), duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë.

Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, “Illyrian Eagle”. Fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zyrih.

Edhe kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm dy foto dhe lajmin se sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.