E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Të prishet vendimi i…
Lajme

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Të prishet vendimi i…

Prokuroria ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për Dritan Dajtin.

Ky i fundit, u dënua me 25 vite burg nga Shkalla e Dytë, e cila i pranoi gjykimin e shkurtuar duke i ulur dënimin. Vendim për të cilin, organi i akuzës nuk ishte dakord, duke kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe mospranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë, e dënoi Dajtin me burgim të përjetshëm, për vrasjen e 4 policëve në 2009-ën.

Gjithashtu, Shkalla e Parë, nuk i pranoi Dajtit as kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, prokuroria tashmë i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar prishjen e vendimit të Apelit, si një vendim i pabazuar dhe dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.