E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulsi Manja fut në kolaps shtetin dhe drejtësinë
Lajme

Ulsi Manja fut në kolaps shtetin dhe drejtësinë

Në një situatë tejet të komplikuar gjendet drejtësia shqiptare. Situata kaotike e krijuar nga mbyllja e gjykatave ka bërë që avokatët të bojkotojnë seancat gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nuk ka gjetur asnjë zgjidhje për këtë kolaps të sistemit të drejtësisë në vend. Duket se kjo gjendje rezulton me përfitime për qeverinë, pasi duke qenë drejtësia mosfunksionale dhe gjykatat jashtë funksionit, ligji bie pezull dhe kështu qytetarët nuk ngrenë dot akuza ndaj qeverisë për arsye të ndryshme.

Kolapsi që ka pësuar shteti shqiptar pasqyrohet në çdo hallkë të tij, nisur që nga avokatët e deri tek të burgosurit në pritje e familjarët e tyre.

Një e re ka kërkuar që zëri i saj të dëgjohet dhe të gjendet një zgjidhje për të burgosurit që janë në pritje të gjyqit. Ajo shprehet se ai është burgosur për armëmbajtje pa leje dhe rrezikon infraktin nëse vazhdon të qëndrojë në burg.

RRËFIMI I PLOTË

“Pershendetje, doja te ndaja me ju nje shqetesim timin dhe te qindra te tjereve qe ndajne te njejtin hall me mua. Situata me gjykatat shqiptare. Nuk e di sa info eshte shperndare mbi kete situate por per shume familje shqiptare eshte kthyer ne nje problem te madh. Mbahen njerezit ne paraburgim, nisem nga nje familjar i imi, edhe pse heyimet jane mbyllur prej muajsh nuk eshte zhvilluar gjygji themelit per shpallje fajsije apo pafajsie.

Shume njerez te pafajshem po rrine te mbyllur 24 h brenda nje dhome vetem sepse dhoma avokatise nuk lejon avokatet te marrin pjese ne gjygje. I kercenon me heqje license. Nderkohe ne familjaret, kemi paguar avokatin sa ju ben haku punes, jemi sorollatur lart e poshte, kemi pritur pa fund per 100 arsye te ndryshme te sistemit skandaloz shqiptar dhe kur vjen fundi dhoma avokatise ndalon gjygjet. Ju lutem mund te cohet zeri per kete situate?

Fakti qe keta njerez jane ndaluar nga policia nuk i ben domosdoshmerisht te fajshem, mund te jene te pafajshem por edhe per ndonje gabim apo dicka banale qe mund te kete ndodhur, pakujdesi apo cfaredo te jete secili individ ka disa te drejta jetesore ku perfishet e liria.

Familjari im ndodhet brenda per nje pakujdesi banale, pa kryer asnje krim, dhe qe ligji ia mundeson edhe lirimin. Por prej me shume se nje muaji nuk zhvillohet gjygji per marrjen e nje vendimi si shkak i tekave te ministrit dhe dhomes se avokatise. Nderkohe personat qe ndodhen brenda 4 mureve perpos rendeses psikologjike kane filluar e probleme shendetesore te tipit, rrezik infarkti, hipertension, ankth, mungese frymemarrjeje.

Ju lutem njerezve qe ndajne te njejtin hall me mua si fillim, por edhe te tjereve: te bashkohemi per 2 te drejta jetesore: lirine dhe te drejten e marrjes se sherbimit. Le te cohemi ne ne nje proteste ndaj dhomes se avokatise. Te zhvillohen gjygjet. Problemin e tyre me ministrin ta zgjidhin ne menyre tjeter. Te cohemi per veten, per prinderit tani, vellezerit, nenat, motrat e per cdo shqiptar tonin.

Ju lutem ma postoni kete mesazh se pz vertet jam ne hall te madh, kam babin prej 4 muajsh per armembajtje pa leje, pa asnje problematike tjeter, dhe nuk e kalojne ne gjygj themeli. Perpos faktit qe ia kane shtremberuar akuzen pa asnje pik lidhjeje por tani as nuk bejne gjygjin sepse ministri me dhomen e avokatise jane ne konflikt. Edhe pse avokatet duan te marrin pjese ne gjygje nuk i lejon dhoma avokatise. Nderkohe babi im mbi te 50 rrezikon infark atje brenda dhe kete ia ka then doktorresha burgut.

Ju lutem pak me shume diskutim mbi kete problematike, te cohemi te mbrojme lirine tone. Sot eshte halli im por neser mund te jet i kujtdo. Im ate 51 vjec qan sa her flet me ne ne tel sepse nuk e perballon dot presion psikologjik ne ate vend.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.