Ulsi Manja shet verë për fushatën e tij: Pijeni shpejt këtë shishe verë se nuk ka kohë për pushim!
Ulsi Manja, i cili gjendet në vendin e gjashtë të listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për Tiranën, ka nisur që të bëjë një fushatë qesharake për të mbledhur vota, edhe pse është në një vend të sigurt.
Si një nga “peshqit” e kapur në përgjimet e publikuara nga gazeta e madhe gjermane “Bild”, ku vërtetohet trafiku i votave në zgjedhjet e kaluara, Manja ka vendosur që t’i joshë qytetarët e Tiranës me shishe verë ku është stampuar fytyra e tij “e kuruar” për këto zgjedhje me mjekër, siç edhe ka dalë moda!
Në etiketën e shisheve të verës që poshpërndan kandidati Manja përveç portretit të tij, shkruhet edhe slogan i Partisë Socialiste: Nuk ka kohë për pushim!
Imagjinoni nëse ju bie një shishe e tillë në dorë, etiketa e të cilës të këshillon: Pijeni shpejt, se nuk ka kohë për pushim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



