E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Unaza e Re, ARRSH: Janë vlerësuar 82% e subjekteve
Lajme

Unaza e Re, ARRSH: Janë vlerësuar 82% e subjekteve

Autoritet Rrugor Shqiptar bën me dije se në kuadër të ndërtimit të Unazës së Re, sot është kryer vlerësimi për 10 objekte të tjera.

Sipas ARRSH-së edhe gjatë ditës së sotme procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

Inxhinierët e ARRS-së ishin të pranishëm në objektet, pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar t’u nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.

Sot u bë e mundur që në të tria lotet të kryhet verifikimi i 10 objekteve të tjera, kryesisht disa katëshe. Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara më parë, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 82% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndërkaq, në ditët në vijim do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.