E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UNICEF udhëzon të miturit që të largohen nga dhuna e protestave
Lajme

UNICEF udhëzon të miturit që të largohen nga dhuna e protestave

UNICEF në Shqipëri ka paraqitur shqetësimin e saj për praninë e madhe të të miturve në protestat e dhunshme të ditëve të fundit në vendin tonë.

Organizata botërore thekson që të miturit e arrestuar apo që po procedohen në gjendje të lirë të marrin ndihmën e duhur ligjore dhe udhëzon qytetarët të largohen nga protestat e dhunshme dhe të respektojnë masat anti COVID.

Deklarata e plotë e UNICEF:

UNICEF është i shqetësuar për dëmin e mundshëm dhe ekspozimin ndaj dhunës, përfshirë këtu, dhe rrezikun e ekspozimit ndaj #COVID19 që fëmijët dhe të rinjtë mund të përballen mes protestave në Tiranë dhe në qytete të tjera.

UNICEF i bën thirrje gjithë shoqërisë të mbështesë të drejtat e fëmijëve,sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, lidhur me lirinë e shprehjes dhe grumbullimet paqësore.

Gjithashtu, u bën thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës, të sigurohen që fëmijët që janë në kontakt me ligjin, duhet të marrin në kohë, trajtimin dhe mbështetjen e duhur, përmes procedurave të përshtatshme për të miturit.

UNICEF i bën thirrje mbarë qytetarëve të distancohen nga dhuna, të respektojë masat themelore ndaj mbrojtjes së COVID19, si dhe ata që marrin pjesë në protestë, ta bëjnë këtë pjesëmarrje, sa më paqësore dhe jo të dhunshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.