E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UNIKALE!Ja institucioni ku të gjithë punonjësit janë nën akuzë
Lajme

UNIKALE!Ja institucioni ku të gjithë punonjësit janë nën akuzë

Nuk ka ndodhur asnjëherë që punonjësit e një institucioni publik, të ndiqen penalisht nga organi i akuzës. Por ja që ndodh në Gjirokastër. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, është institucioni i parë që shënon rekordin për penalizimin e të gjithë stafit punonjës.

Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës konfirmojnë se inspektorët e këtij institucioni ndiqen penalisht dhe mbi ta rëndon akuza “Shpërdorim Detyre”. Akuza është ngritur pas denoncimeve të depozituara në Prokurorinë e Gjirokastrës për abuzimet që kanë kryer punonjësit e këtij inspektoriati me detyrën.

Dhjetëra biznese kryesisht lokale, kanë depozituar në Prokurorinë e Gjirokastrës akuza konkrete me video e audio që vërtetojnë aktivitetin e inspektorëve në terren i cili ka qenë kompromentues dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.

Në krye të listës së punonjësve që po ndiqen penalisht është ish-drejtoresha i ISHSH e shkarkuar ditë më parë, Mirela Cabelli, si dhe ajo e komanduar rishtaz, Ina Cani.

Ditën e djeshme dhe sot, të gjithë inspektorët janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe ndaj tyre është hapur proces penal. Mjaft prej tyre kanë qenë të shoqëruar me mbrojtës ligjorë. Në janar priten zhvillime të reja për ecurinë e mëtejshme të hetimeve nga inspektorë të ISHSH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.