E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ura e Zogut po shkatërrohet
Publik News

Ura e Zogut po shkatërrohet

Ura e Zogut, mbi lumin Mat në Milot, një nga më të vjetra në vend, po shkatërrohet e gjitha.

Megjithëse është monument kulture për shkak të vlerave arkitekturore dhe historike, ura nuk mbrohet nga askush. Mbajtëset anësore nuk ekzistojnë më. Hajdutët po kërkojnë për çdo copë hekuri.

E ndërtuar në vitin 1927, ajo ka vlera arkitekturore dhe është shpallur  monument kulture. Por pavarësisht kësaj, ura tani nuk ka asnjë mbrojtje. Dëmtimi i saj është i dukshëm dhe vazhdon në mënyrë permanente. Mbledhësit e skrapit ndodhen aty në çdo kohë.

Nuk janë vetëm hajdutët e hekurave shkak i këtij rrënimi. Agjentët atmosferikë janë një tjetër kërcënim. Lumi i trajtuar brutalisht nga firmat e inerteve godet vazhdimisht këmbët e urës duke ia dobësuar ato. Betoni rreth tyre nuk ekziston. Ato mbahen vetëm me shufrat metalike. Nuk është e largët koha që kjo urë, e cila dikur lidhte veriun me qendrën e Shqipërisë të mos ekzistojë më.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.