E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urabanisti Kaprata flet për fushatëne 14 majit: Veliaj u mbështet te populizmi, fasadizmi, demagogjia dhe terrori policor për të qeverisur Tiranën
Flash

Urabanisti Kaprata flet për fushatëne 14 majit: Veliaj u mbështet te populizmi, fasadizmi, demagogjia dhe terrori policor për të qeverisur Tiranën

Urbanisti dhe pedagogu, Gent Kaprata. flet për mungesën e projekteve efikase të urbanizimit që do të sillnin një standard më të lartë për jetën e qytetarëve, ndërsa projekti i mbjelljes së pemëve në një trotuar 80 cm është qesharake.

“Duhet të kuptojmë që qeverisja e Veliaj në Tiranë është një shtojcë e qeverisjes kryesore të rilindjes kjo e parë në karakteristikat e populizmit, fasadizmi, demagogjia dhe policia. Këto ishin aspektet që e kanë shoqëruara Veliajn në këto 8 vite.

Nuk do ta quaj veçanti por ajo që e shoqëron më shumë Veliajn në këto vite ishte në vend se të kthehej një kryetar që shikon  në të ardhmen por u kthye në legalizues i gjendjes ekzistues, ai i thelloi anët më negative të asaj gjendje.

Gjithë punët e Veliajt kanë një të përbashkët duke dhënë një produkt minimalist në impaktin e qytetit në krahasim të shumës 1 miliardë euro që ka shpenzuar bashkia në këto 8 vite.

Ky grup punës nuk është vërtetë që të kenë impakt por janë bërë që të tërheqin vëmendjen e publikut se ja ne po punojmë, kjo duke parë që ngulen fidanë dhe pemë në një trotuar që është rreth 80 cm e gjerë.

Urbanistika nuk shikohet me numër pemës, ajo nis nga njeriu dhe qeliza më e vogël e projektimit dhe menaxhimit urban nis nga ajo që quhet kompleks i banimit. Një kompleks banimi ndërtohet për 4 mijë banorë dhe për çdo element të atij kompleksi ndërtimi  përkthehet në metra katror për banorë, dhe në bazë të asaj projektohen dhe hapësirat e gjelbërta dhe jo të mbjellësh pemë në mënyrë të çthurur.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.