E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urdhër për regjistrimin tani patjetër,vërtetimi i kryerjes së vaksinave
Lajme

Urdhër për regjistrimin tani patjetër,vërtetimi i kryerjes së vaksinave

Urdhër i prerë!

Asnjë fëmijë nuk do të regjistrohet në kopsht dhe shkollë pa i kryer më parë të gjitha vaksinat.

Ky është urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit pas alarmit të muajve të fundit me përhapjen e fruthit, për shkak të mosvaksinimit në kohë të fëmijëve, shkruan “Panorama”.

Në urdhëresën e saj, MAS ka bërë disa ndryshime në dispozitat normative për sistemin arsimor parauniversitar, duke e bërë vaksinimin kusht për t’u pranuar në kopshte e shkolla.

E po ashtu, falë reformës së derregullimit, vihet re një reduktim i procedurës së nevojshme për regjistrim, ku raporti i vaksinimeve qëndron në listën e paktë të dokumenteve që duhen dorë- zuar. Ndërsa regjistrimi për klasën e parë kushtëzohet nga vaksinimi dhe nga ndjekja e kopshtit.

URDHRI I RI

Për regjistrimet në kopsht nuk do të nevojitet më certifikata e lindjes, por vetëm vërtetimi i kryerjes së vaksinave. “Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet vetëm vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”, përcaktohet në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar”.

Ndërsa, pesë dokumentet e duhura për t’u regjistruar në klasën e parë, në urdhrin e ri reduktohet në vetëm dy të tilla. “Për regjistrimin fëmijës në klasën e parë paraditen këto dokumente: vërtetim i vaksinimeve nga qendra shëndetësore dhe vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoresha e kopshtit”.

Për vaksinimin, gjithashtu nuk do të ketë asnjë lëshim. Me reformën e derregullimit, do të ketë reduktim dokumentesh edhe për regjistrime në gjimnaz. Me certifikatën e lindjes online, tashmë do të nevojitet vetëm formulari i plotësuar për lëndët me zgjedhje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.