Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xhecuka dhe Silvio Cara, katër personat e shpallur në kërkim për ekzekutimin e Shkëlzen Katratit, ajnë thejshtë vrasës me pagesë. Mapo.al shkruan se pas këtyre të katërve fshihen të ‘fortët’ e Fushë Krujës dhe Niklës.
Hetimet kanë zbuluar se të njohurit si të ‘fortë’ e rrezikshëm në Fushë Krujë dhe Nikël janë të përfshirë në vrasjen e Kastratit dhe kanë pajtuar katër të shpallurit në kërkim për të kryer ‘punën’. Ende nuk dihet identiteti i personave apo përsonit që mund të ketë dhënë urdhërin, por mësohet se janë disa personazhe të njohur të botës së krimit në Nikël, që janë vënë nën hetim.
Foto/Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xhecuka (vëllai i Hektor Xheçukës) dhe Silvio Cara u shpallën sot në kërkim ndërkombëtar.
Si ndodhi ngjarja?
Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me tek plumb në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Dyshohet se shkak për vrasjen e tij janë bërë konfliktet e vjetra të familjes. Kjo pasi 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Asokohe rezultoi se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash.



