E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urdhri i Ramës që të mos iu ofrojë testet futbollistëve në garat sportive kalon çdo limit
Publik News

Urdhri i Ramës që të mos iu ofrojë testet futbollistëve në garat sportive kalon çdo limit

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se urdhri i kryeministrit Edi Rama për të mos ju ofruar testet e nevojshme futbollistëve shqiptarë në garat sportive tejkalon çdo limit.

sali Berisha

Teksa dënon këtë akt, Berisha shkruan se me këtë akt ky hakmarrës primitiv duket se i jep licencë COVID-19 që të infektojë sa më shumë futbollistë shqiptarë dhe t’ju rrënojë atyre shëndetin dhe karrierën.

Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje të gjithë Kuq e Zinjve të përgatiten për ti dhënë përgjigjen që meriton dhe hedhjen në Lanë të armikut të egër të futbollistëve.

Reagimi i Berishws:

Qendrim hakmarres primitiv i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj futbollit shqiptar!

Miq, tejkalon cdo limit urdheri i Edvin Kristaq Urrejtjes per te mos ju ofruar testet e nevojshme futbollisteve tane ne garat sportive qe do fillojne.

Me kete akt te papergjegjshem ky urrejtes primitiv hakmerret ndaj futbollisteve per turperimin historik qe i bene Kuq e Zinjte ne inaugurimin e stadiumit te cilin e perdhosi me Kullen Kristaq Rama dhe mollin, qendren tregtare familjare.

Me kete akt ky hakmarres primitiv te duket se i jep liçence covid19 qe te infektoje sa me shume futbolliste shqiptar dhe tju rrenoje atyre shendetin dhe karrieren.

Denoj kete qendrim kriminal te Edvin Kristaq Hakmarresit ndaj futbollisteve shqiptare unik ne bote dhe ju bej thirrje te gjithe Kuq e Zinjve te pregatiten per ti dhene pergjigjen qe meriton, dermen dhe hedhjen ne Lane te armikut te eger te futbollisteve, fansave te tyre dhe futbollit shqiptar. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.