E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inxhinierët në protestë kundër nismës së Luljeta Bozos: Koncesion i pastër
Lajme

Inxhinierët në protestë kundër nismës së Luljeta Bozos: Koncesion i pastër

Inxhinierët kanë dalë këtë të mërkurë në protestë kundër projektligjit të propozuar nga mazhoranca për Urdhrin e Inxhinierit dhe e kanë quajtur antikushtetues.

Deputetja e PS, Luljeta Bozo ka propozuar një projektligj, i cili po diskutohet në komisionet parlamentare për të shkuar më pas në Kuvend, Ky projektligj kërkon ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit, siç është ai i Farmacistëve, Stomatologëve.

Sipas pr ligjit, me miratimin e tij, pas një viti të gjithë inxhinierëve aktualë u bie licenca dhe duhet të rilicencohen tek Urdhri i Inxhinierëve.

Në mbëshetjet të protestuesve ka dalë sot dhe deputeti i PD, Lefter Gështenja, i cili tha se opozita është e vendousr për ta rrëzuar këtë projektligj në Kuvend.

Gështenja tha se ai vjen në parlament si propozim i një deputeti por “s’është normale të shitet si propozim i një deputeti kur është e vërtetueshme se është nismë e qeverisë”.

“Me këtë projekt ligj kërkohet të kapet një ndër institucionet më të rëndësishme, licencimi i inxhinierëve të ndërtimit, një nga fushat prioritare të ekonomisë. Ky nuk është projektligj për Urdhrin e Inxhinierëve, por koncesion i pastër që i jepet një grupi njerëzish për të licencuar personat juridikë apo fizikë. Keqardhje që s’janë ndërgjegjësuar gjithë inxhinierët, nëse do e dinin çfarë i pret, nëse largqoftë miratohet ky projektligj, do ishin këtu”, tha Gështenja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.