E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtria në Rinas/ Rama u përgjigjet akuzave me foto duke ngaterruar  sulmet terroriste me grabitjet kriminale
Politikë

Ushtria në Rinas/ Rama u përgjigjet akuzave me foto duke ngaterruar sulmet terroriste me grabitjet kriminale

Me nje shenim ne faqen e tij ne Instagram, Rama, ka postuar foto nga prania e forcave ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, ku jane vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cenuese te sigurise.

“Kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike”- thekson Rama.

 

Postimi i Rames 

Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike.

ushtriushtri1ushtri3ushtri4ushtri5ushtri6

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.