Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave të tyre, arrestohen
Arrestohet një 35-vjeçar dhe një 51-vjeçar, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Policia ka bërë me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit: XH. A., 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Sakaq, Uniformat blu kanë vënë në pranga edhe shtetasi D. R., 48 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive pronësie, ka goditur e kanosur, duke i penguar për të mos kaluar rrugën, shtetasit A. D. dhe SH. D.
Njoftimi policisë:
Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi goditi dhe kërcënoi dy shtetas të tjerë, për motive pronësie.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan në flagrancë shtetasit: XH. A., 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë nga Policia, Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



