E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uzuni shënon golin e 8 sezonal me Granadën
Lajme

Uzuni shënon golin e 8 sezonal me Granadën

Myrto Uzuni ka gjetur sërish golin në Spanjë. Sulmuesi i Granadës tundi rrjetën e Eldenes nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte minuta e 17, kur Uzuni shënoi në sfidën e vlefshme për javën e 14
të La Liga 2. Sulmuesi i Kombëtares ka treguar një formë mjaft të mirë në ndeshjet e fundit dhe i ka “dërguar sms” trajnerit Silvinjo për një fanellë titullari në Ligën e Kombeve.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej në barazim, u shfaq sërish Uzuni. Shqiptari realizoi golin e dytë personal në minutën e 90-të, për t’i dhënë fitoren 3-2 Granadës.

Me këtë dopietë, Uzuni shkon në kuotën e tetë golave për këtë sezon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.