E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e ish-kryeministrit: SPAK mundohet të krijojë tymnajë. 800 mijë dollarë…
Lajme

Vajza e ish-kryeministrit: SPAK mundohet të krijojë tymnajë. 800 mijë dollarë…

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit, në një konferencë për mediat së bashku me Genc Gjokutajn dhe Klodian Skënderajn, u shpreh se masat e vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit janë pa prova.

Sipas saj, SPAK-u ka prova në dosje që tregojnë mosimplikimin e Berishës dhe Malltezit në privatizimin e ish-komplesit “Partizani”, por kjo prokurori nuk i merr parasysh.

“Masa ndaj Malltezit ka për qëllim goditjen e opozitës. Balla duhet të ishte i akuzuar për kallëzim të rremë. Ndërkohë kallëzimi ndaj Berishës ka qenë i rremë. SPAK-u hedh tymnajë. Hetimet nuk kanë gjeneruar prova. SPAK nuk e përcakton dot se cila dispozitë ligjore është shkelur. Çështja ‘Partizani’ filloi diktatin e Taulant Ballës. Jamarbër Malltezi dhe Berisha janë me masa pa pasur asnjë provë ndaj tyre. SPAK-u ka në dorë informacione, por për këtë gjë hesht. Ka dokumente në dosje që rrëzojnë të gjitha pretendimet e SPAK-ut, por SPAK-u nuk i pranon”, u shpreh Malltezi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.