Vajza gjermane zhduket në Pogradec, njerku kërkon ndihmë për ta gjetur
Një vajzë e mitur gjermane e cila po pushonte ne Pogradec me familjen rezulton e zhdukur prej ditës së djeshme. 12 vjeçarja thuhet se është parë për herë të fundit rreth orës 15:00, të së shtunës (11 gusht) në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik. Denoncimi ne polici është bërë nga njerku i saj.

“Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.
Policia kërkon ndihmë për të gjetur vajzën e cila është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli.
Në momentin e largimit ajo ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara. Vajza zotëron vetëm gjuhën gjermane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



