E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vakancat Kushtetuese, KED ndalon kandidimin për 4 aplikantë
Publik News

Vakancat Kushtetuese, KED ndalon kandidimin për 4 aplikantë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka ndaluar kandidimin për 4 aplikantë.

Bëhet me dije se nga që nga 10 kadidatë vetëm 2 janë në proces dhe Sokol Binaj.

Mësohet se i është ndaluar kandidimi Shaqir Hasanajt,  Zhaklina Petos, Sergjio Mazrekut dhe Sinan Tafajt.

KED ka njoftuar se kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Ndërsa KED do të vijojë procedurën e verifikimit për Sonila Bejtjan.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 05.10.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

1. Informacion në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

– Sergjio Mazreku

– Sinan Tafaj

– Sonila Bejtja

– Shaqir Hasanaj

– Zhaklina Peto

3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit si edhe përfaqësuesja e OPDAT.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës ku u propozua të futej në këtë rend dite edhe shqyrtimi i kandidaturës së Z. Eugen Papandile, për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtarët vijuan me miratimin e ndryshimit të rendit të ditës si dhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 16.09.2020.

Në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, Zv.Kryetarja Znj. Vitore Tusha paraqiti përpara anëtarëve të KED, një informacion në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. (materiali bashkëlidhur, klikoni këtu).

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Sergjio Mazreku,për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2. Sinan Tafaj,për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

3. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

4. Zhaklina Peto, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

B. Të vijojë me procedurën e verifikimit për per Sonila Bejtia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.