Vaksina anti-Covid shkaktoi paralizë? Gjykata italiane njeh rastin e parë
Gjykata Civile e Astit në Itali ka nxjerrë një vendim të shkallës së parë që lidh vaksinimin kundër COVID-19 me një dëmtim të rëndë neurologjik, që e ka penguar një grua 52-vjeçare të ecte.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, gruaja në fjalë ka shfaqur simptoma të rënda neurologjike një javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës COVID-19. Pas vaksinimit me dy doza të Pfizer-BioNTech (një më 4 prill dhe tjetra më 28 prill të vitit 2021), ajo filloi të humbte aftësinë për të ecur dhe ka përjetuar pasoja të rënda.
Dhjetë muaj pas shtrimit në spital, në dokumentet e daljes së saj, ishte përmendur një mundësi e ngushtë që vaksina të kishte një rol shkaktar në zhvillimin e simptomave. Për të vërtetuar këtë, Gjykata ka emëruar dy konsulentë teknikë, Agostino Maiello dhe Stefano Zacà, të cilët përjashtuan mundësinë e një sëmundje të mëparshme si shkaktar, duke konfirmuar që vaksinimi ka shkaktuar gjendjen e mielitit/poliradikuloneuritit.
Sipas ekspertëve të gjykatës, koha e shkurtër që kaloi nga vaksina deri në shfaqjen e simptomave ka luajtur një rol vendimtar në këtë përfundim. Vendimi, i marrë më 26 shtator, citon gjithashtu të dhënat nga AIFA, e cila ka regjistruar 593 raste të mielitit transversal pas vaksinimit deri në vitin 2022, me 280 raste që janë lidhur drejtpërdrejt me vaksinat mRNA.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



