E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Valdrin Pjetri: Voltana Ademi të lirojë zyrën. Kam marre 10.2% te votave
Politikë

Valdrin Pjetri: Voltana Ademi të lirojë zyrën. Kam marre 10.2% te votave

Kryebashkiaku i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, në një komunikim me gazetarët këtë paradite i është përgjigjur kryebashkiakes aktuale të Shkodrës, Voltana Ademi.

Kjo e fundit një ditë më parë iu drejtoi një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke iu kërkuar të ngrinin një komision ndërkombëtar, në mënyrë që të dorëzonte detyrën te pasardhësi i saj.

 

 

I pyetur për këtë, Pjetri është shprehur se nuk ka përse kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve sepse pas vendimit te gjykatës do të duhet ta liroje zyrën.

“Nga ndërkombëtarët Ademi s’ka pse kërkon ndërhyrje. Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë zyrën. Asgjë nuk na pengon për të marrë zyrën e Bashkisë. Voltana Ademi duhet të lirojë zyrën e Bashkisë”, u shpreh ai.

“Kam marre 10.2% te votave dhe ne demokraci kjo eshte e mjaftueshme per te qene kryetar bashkie”, tha më tej Pjetri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.