Valdrin Sahiti vesh Beyonce me fustanin e kuq seksi. Elvana Gjata tregon: Sot ajo …
Kjo ëndërr iu është bërë realitet stilistit kosovar Valdrin Sahiti.
Ai është përzgjedhur nga këngëtarja me famë botërore për ti realizuar një fustan të kuq të çarë deri në pjesën e belit dhe me bustin e hapur, që i nxjerr në pah gjoksin.

Mbretëresha Bey ka publikuar në Instagram foto me fustanin e realizuar nga Valdrin Sahiti dhe ka marrë mbi 4 milionë pëlqime dhe mijëra komente për look-un e saj seksi.
Ndërsa këngëtarja Elvana Gjata shkruan se diva e muzikës e ka kërkuar prej 3 vitesh Valdrin Sahitin dhe më në fund ajo po shkëlqen me veshjen e tij.
“Ka tre vite që mbretëresha të do, të kërkon dhe sot … më në fund Beyonce shkëlqen me ty,”- shkroi Elvana.






Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



