E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vali Bizhga jep dorëheqjen si shefe e kabinetit të Kryeministrit
Lajme

Vali Bizhga jep dorëheqjen si shefe e kabinetit të Kryeministrit

Zëvendësohet nga Vilma Premti, shefe kabineti pranë kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Shefja e kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen pas shumë vitesh në këtë detyrë, duke mbyllur një kapitull të gjatë pranë administratës së kreut të qeverisë. Bizhga ka qenë pjesë e stafit të ngushtë të Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, duke mbajtur gjithnjë një profil të ulët publik, por e konsideruar si krahu i djathtë i Kryeministrit.

Sipas burimeve, shëndeti i saj i brishtë ka ndikuar në vendimin për t’u tërhequr. Por surpriza qëndron tek zëvendësimi: vendin e Bizhgës do ta marrë Vilma Premti, e cila deri dy ditë më parë ka qenë shefe kabineti pranë kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Ky zhvillim vjen në një moment kur duket se marrëdhëniet mes qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese kanë kaluar nga tensioni te një “armëpushim i heshtur”. Transferimi i stafit tregon edhe njëherë se pavarësia e institucioneve kushtetuese, të paktën në nivel organizativ, mbetet e diskutueshme.

Me largimin e Vali Bizhgës, e cila për shumë vite ishte një nga figurat më diskrete, por më me ndikim të qeverisë, Rama humbet një nga bashkëpunëtoret e tij më besnike, ndërsa pritet të shihet nëse Vilma Premti do të vijojë të mbajë të njëjtin rol të fortë dhe të padukshëm pas skenës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.