E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vali Bizhga kandidate për Presidente?- Kryeministri Rama  thotë jo për shefen e tij të kabinetit
Lajme

Vali Bizhga kandidate për Presidente?- Kryeministri Rama thotë jo për shefen e tij të kabinetit

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund zërave për kandidaturën e mundshme të shefes së kabinetit të tij, Vali Bizhgës si Presidente e Republikës.

I pyetur nga gazetarët për këtë informacion, Rama thotë se përgjigja e tij është negative për këtë çështje.

Sipas Ramës, në procesin e zgjedhjes së Presidentit stimulohen një sërë thashethemesh dhe përmenden emrat e personave edhe pa dëshirën e tyre.

“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese. Do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen sot nga kjo nismë. Është një nismë e re dhe e veçantë, na duhet mbështetja e të gjithëve ju në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme, dhe më pas me gjasë të përzgjedhin të përfshihen si spektatorë në këto seri javësh që fillojnë sot dhe përfundojnë në fundvit. Kështu që nuk do të doja që të shfokusoheshim, e kam thënë që në fillim se procesi i zgjedhjes së Presidentit stimulon thashethemet dhe përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre. Përgjigja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete pasi nuk ka një të vërtetë” – tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.