Vangjeli, mesazh Ramës/ Nëse humbet garën për Tiranën, rishiko pozicionin si kryeministër
Lorenc Vangjeli ka analizuar fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Vangjeli tha se paralelisht po zhvillohen dy fushata, njëra mes opozitash dhe tjetra me pushtetin.
Sipas tij, gara kryesore e opozitës është kush do të kryesojë opozitën.
“E njëjta shfaqje (PD e dyzuar) është edhe gjetkë. Po zhvillohen paralalelisht dy fushata, njëra patetike mes opozitash dhe realja. Ky është problemi, pjesë të opozitës kush ka primatin. Gara kryesore e opozitës është për primatin e opozitës dhe kjo është garë primatie mes palëve”, u shpreh ai.
Për analistin, opozita reale është ajo që drejtohet nga koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.
“Kjo është e qartë në opozitë, Berisha dhe Meta janë opozita, po s’do të thotë që kanë gjithnjë të drejtë”, theksoi Vangjeli
Analisti Lorenc Vangjeli i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit.
Vangjeli tha në një dalje televizive se nëse PS humbet garën në Tiranë, Rama duhet të rishikojë pozicionin e tij, pasi pretendon se kështu kreu i qeverisë humbet edhe legjitimitetin moral.
“Nëse Rama humbet Tiranën, unë do i kërkoja i pari të rishikonte pozicionin e tij. Ai humbet legjitimitetin moral. Ama nëse konfirmohet ai do ketë edhe legjitimitetin institucional”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



