Vangjush Dako do të pyetet në SPAK, për çështjen e Jurgys Çyrbjas
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Daku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime për çështjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
Mësohet se Daku do të pyetet për personin që Çyrbja ka propozuar t’i vendoset emri në listën e PS-së për zgjedhjet e fundit parlamentare, ku edhe mori mandatin e deputetit.
Nga informacionet paraprake dyshohet se kjo çështje ka lidhje me botën e krimit, gjë e cila ka ndikuar në vendosjen e tij në pozicion të sigurt në listë, në këmbim të sekreteve shtetërore.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Daku ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në dy raste.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



