E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vangjush Dako gllabëron plazhet e Durrësit. S’ka diell pa lekë
Lajme

Vangjush Dako gllabëron plazhet e Durrësit. S’ka diell pa lekë

Vangjush Dako është kryebashkiak i një force të majtë, por kjo nuk e pengon njeriun që ka ambicie ta bëjë Durrsin si Firencen të kafshojë çdo vit e më shumë plazhet publike duke i kaluar ato tek privatët. Madje kulmi është se në bashkinë e durrësit këtë gjë e thonë me mburrje. “Në vijën bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, do të lëmë në dispozicion të pushuesve vetëm tri ose katër parcela të vogla, ku qytetarët do të qëndrojnë pa paguar” ka deklaruar për gzetën “Panorama” Avdyl Koka, drejtori i Tatimeve në Bashkinë e Durrësit. Sipas tij për qytetarët e varfër “do të kenë mundësi për të pushuar pa paguar tek Apollonia dhe Hekurudha edhe në bregdetin e Rrushkullit”. Ky është një rast i pa precedent për çdo vend demokratik ku një qytet që shpenzon mbi 30 milionë euro për projekte faraonike si sheshi qendror, Veliera, Pishina olimpike, u heq qytetarëve të vet të drejtën universale për të shijuar detin dhe rërën pa pagesë. E gjitha kjo po bëhet në emër të mbajtjes së plazheve pastër, por në fakt është një nshfrytëzim barbar i pasurisë publike nga pazarxhinjtë e Dakos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.