E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vaqarr/Aksident me pasojë vdekjen e këmbësorit, 2 të tjerë të plagosur
Lajme

Vaqarr/Aksident me pasojë vdekjen e këmbësorit, 2 të tjerë të plagosur

Një automjet ka pëplasur për vdekje këmbësorin, ndërsa edhe dy persona kanë ngelur të plagosur. Njëri prej tyre  është në gjendje të rëndë. Fax News raporton se aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vaqarr në vendin e quajtur ‘Kthesa e Arbanës’.

Këmbësori që ka ndërruar jetë është 52 vjeçari me iniciale A.M. Ndërsa drejtuesi i mjetit që ishte dhe shkaktari i aksidenti ishte Gerti Dorzi i cili ndodhet në gjëndje të rëndë në spital. Shtetasi tjetër që u dëmtua pasagjeri A.H jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të njëjtave burime dy personat e plagosur ndodheshin në automjet. Automjeti mësohet se ka humbur kontrollin pasi ka goditur këmbësorin dhe ka përfunduar në kanal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.