E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Varianti Omicron vjen edhe në Shqipëri, Eugena Tomini: Ja sa raste janë konfirmuar
Lajme

Varianti Omicron vjen edhe në Shqipëri, Eugena Tomini: Ja sa raste janë konfirmuar

Varianti i ri Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, e cila tha se jane konfirmuar dy raste. 

“Nga ISHP pas dërgimit të mostrave në mënyrë sistematike të mostrave, kanë konfirmuar dy raste të omicron  në totalin e mostrave të dërguar kundrejt sekeuencimit genomik. Në  bazë të hetimit epidemiologjik dhe dyshimit të ekspertëve, u konfirmuan edhe me diagnozën laboratorike. Ndërkohë vazhdon mbizotërimi i variantit Delta, pavarësisht variantit Omicron”, tha Tomini.

Tomini bëri të ditur se duhet të respektohen masat anti-Covid, por bëri thirrje edhe për vaksnim.

“Vlen të theksojmë se duke qenë se kemi mbizotërim të Omicron masat për tu respektuar, maska, higjiena, por edhe minimizimi i grumbullimeve janë të rëndësishme dhe duhet të kombinohen me marrjen e vaksinës”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.