Vasalitet, Neutralitet, apo Partneritet

Kastriot Kotoni

Intervista e kryeministrit Rama dhënë gazetarit Balla siç edhe u duk nga pritja e shkëlqyer e Francës së Makronit ishte larg kontekstit aktual të ngjarjeve që pasuan një natë më pas nëpër botë.

Rama i mëshoi idesë së një lideri që sot dëgjohet dhe respektohet kudo në botë, gjë që do të thotë që nga sot e tutje me ardhjen e tij në pushtet Shqipëria është shkëputur nga vasaliteti i të huajve. Por në historinë politike të shtetit shqiptar nuk ka një shembull të shkëputjes nga qëndrimi vasal ndaj të huajve, sepse siç thuhet rëndom atë t’a imponojnë fuqitë e huaja.

Dhe kemi ëndërruar një Shqipëri neutrale sipas modelit Zvicerjan dhe Austriak, por edhe kur ngelëm vetëm dhe “hidhnim valle në gojën e ujkut”,në kohën e merumit ia pamë hajrin me varfërinë ekstreme dhe dhunën e diktaturës së proletariatit.

Të vijmë tek termi i partneritetit ku sipas tij duhet të jenë dakort palët. Dhe në rastin konkret të situatës aktuale, Franca do të investojë në Shqipëri dhe në projekte dhe ne në këmbim do të ofrojmë stabilitet në Ballkan. Në cilin Ballkan? Kur tjetri armatoset dhe ka një regjim autokrat si Vuçiçi?

Ti me ca zyra rekrutimi për ushtar nuk po mbush radhët e ushtrisë dhe me një popull që të largohet për një jetë më të mirë se nuk shikon dritë në fund të tunelit, jo se shkojnë për bukën e gojës, por çdo ditë dalin në dritë afera korruptive majtas dhe djathtas, nuk ka meritokraci dhe shanse të barabarta për të stimuluar bujqësinë dhe ekonominë e shtresës së mesme dhe nuk jep asnjë zgjidhje për heqjen e ligjit 75001, dhe zgjidhjen e ligjit për pronat.

Mbajë rezerva për një ditë të keqe se oligarkët mbajnë prapanicën me dorë e ia mbathin, mos të flasim që të kesh nja dy tre spitale të paktën në kushtet optimale, për këto e të tjera gjëra nuk ka nevojë për pritje e përcjellje të shkëlqyera.

Publikuar nga Publik Media