Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili akuzon ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj si falsifikatore e disa dokumenteve që i marrin kompetencat Presidentit. Sipas Vasili falisfikimet e Gjonajt janë shumë të rënda dhe “të trasha”.
“Ndersa si super falsifikatore ne funksion te rrembimit te Gjykates Kushtetuese Etilda ka vertet rol kryesor. Falsifikimet e saj jane jo vetem shume te renda,por njeherazi edhe shume te trasha. Dokumentet flagrante te falsifikimit kriminal, per rrembimin e kompetencave te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari me i fundit”, shkruan Vasili, ndërsa thotë se mbi ministren rëndojnë 4 vepra të rënda penale.
Sipas ish-deputetit të LSI, drejtësia duhet të fillojë së pari nga ministrja e pastaj të qytetarët e thjeshtë.
REAGIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT:
Etilda zero rol ne Reformen ne Drejtesi, por rol kryesor si falsifikatore!
Etilda, pra Ministria e Drejtesise, ka zero rol ne Reformen ne Drejtesi.
Zero eshte roli i Ministrise se Drejtesise dhe ky zero rol eshte percaktuar qarte ne te gjitha ligjet e Reformes ne Drejtesi. Keto ligje te cilet jane te shkruar ne shqip dhe Anglisht… mund ti lexojne pa problem edhe shqiptaret edhe nderkombetaret bile edhe ambasadoret…!!
Komisioni i Venecias ka qene asgjesues ne opinionin e tij per Reformen ne Drejtesi dhe kerkonte prere qe Ministria e Drejtesise te mos kishte asnje karrige ne qeverisjen e gjyqesorit dhe ne asnje nga institucionet e reja te gjyqesorit.
Ja çfare thoshte Komisioni i Venecias:
“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, theksonte Komisioni i Venecias.
Ndersa si super falsifikatore ne funksion te rrembimit te Gjykates Kushtetuese Etilda ka vertet rol kryesor. Falsifikimet e saj jane jo vetem shume te renda,por njeherazi edhe shume te trasha.
Dokumentet flagrante te falsifikimit kriminal, per rrembimin e kompetencave te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari me i fundit.
Ndaj mbi Etilden rendojne 4 vepra penale, per te cilat ajo eshte e kallezuar ne SPAK.
Çdo alibi e mbeshtetje per falsifikatoren e qeverise ne emer te reformes ne drejtesi eshte asgjesimi i qellimit te vete reformes, per drejtesi te barabarte per te gjithe duke filluar nga ministri e deri tek qytetari me i thjeshte.



