Vasili i përgjigjet Ramës: Ke ngecur tek foleja e ‘Çunave të Shijakut’
Pas dekretit të ri të presidentit të Republikës që cakton 13 tetorin si datën e re për zgjedhjet lokale, nuk mund të mungonte reagimi i kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë, që refuzoi ftesën për takim të kreut të shtetit, vijon me bindjen e tij se, 30 qershori është e vetmja datë për zgjedhjet e pushtetit lokal. Ramës i kthen përgjigje nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shprehet se, 13 tetori është data e re dhe për këtë ai duhet të bëhet gati. “Cicëriu prapë Rama! Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezët, haji dhe të bëfshin mirë”, shkruan Vasili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



