E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Ja çështjet që kanë tronditur ekzistencën e Shqipërisë
Publik News

Vasili: Ja çështjet që kanë tronditur ekzistencën e Shqipërisë

Ndër të tjera, Vasili thekson se edhe “hetimi deri ne fund i masakres se 25 prillit dhe identifikimi i pergjegjesive shume te renda qe bien mbi rilindjen per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte kryedetyra e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe bashke me te interesi kombetar dhe ai privat”.

“Krijimi i proriteteve fiktive dhe ikanake e shmangia nga keto tre ceshtje madhore, qe kane tronditur e cuar ne piken kritike vete ekzistencen e Shqiperise, si vend e si popull, do te thote krijimi i alibive dhe ortakerive politike te errta per legjitimimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama dhe thelLim pa kthim te rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Çmontimi i kapjes se shtetit kryeçeshtje, çdo proritet fiktiv vetem legjitimon kapjen!

Kapja e shtetit ku eshte rrembyer nga rilindja drejtesia e barazia para ligjit, ku jane rrembyer zgjedhjet e lira dhe ku eshte futur ne kthetra nga rilindja ekonomia, jane tre kembet e kriminalizimit rilindas te Shqiperise.

Perballja me Kapjen e Shtetit eshte guri i proves dhe vija e ndarjes per nje opozite te vertete, qe perballet deri ne fund dhe nuk terhiqet ne betejen per cmontimin e kapjes rilindase, qe ka shitur inyeresat kombetare dhe ato individuale te cdo qytetari.

Asnje pseudoprioritet nuk perligj dot anashkalimin e kesaj beteje, fitorja e se ciles do te thote mbrojtje e sovranitetit te Shqiperise te rrezikuar si kurre me pare ne 100 vjetet e fundit.

Kapja e Drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise, qe kane siguruar pandeshkueshmerine totale te rilindjes jane Fakte.

Kapja e drejtesise nga rilindja dhe pandeshkueshmeria e saj jane Fakt real dhe i padiskutueshem e ku ceshtjet e Teatrit, Inceneratoret,Afera e Portit te Durresit dhe ceshtja Beccheti, ku drejtesia e kapur nuk vepron, jane prova tronditese te rrembimit te Drejtesise nga rilindja.

Identifikimi i pergjegjesive dhe ndeshkimi i pergjegjesve te rilindjes per bllokimin e reformes dhe kapjen e drejtesise prej saj eshte kryedetyre e opozites.

Hetimi te gjitha nderhyrjet e njeanshme ne ligjet e Reformes ne Drejtesi te kryera ne dy vitet e fundit nga Kuvendi njepartiak, ne kundershtim te plote me Kushtetuten dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias eshte detyre e pashmangshme.

Pa nje proces te tille cdo hap me tej eshte thjesht legjitimim perfundimtar i kapjes se drejtesise nga rilindja.

Hetimi deri ne fund i masakres se 25 prillit dhe identifikimi i pergjegjesive shume te renda qe bien mbi rilindjen per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte kryedetyra e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe bashke me te interesi kombetar dhe ai privat.

Hetimi deri ne fund i koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi njepartiak eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar.

Krijimi i proriteteve fiktive dhe ikanake e shmangia nga keto tre ceshtje madhore, qe kane tronditur e cuar ne piken kritike vete ekzistencen e Shqiperise, si vend e si popull, do te thote krijimi i alibive dhe ortakerive politike te errta per legjitimimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama dhe thelLim pa kthim te rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.