E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Këto janë faktet pse anëtarët e KQZ janë kamikazë të Rilindjes
Lajme

Vasili: Këto janë faktet pse anëtarët e KQZ janë kamikazë të Rilindjes

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore për të refuzuar dekretin e Presidentit për shfuqizimin e datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

kqz

Vasili sjell një precedent nga KQZ-ja ku në maj të vitit 2017 u anuluan zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Kavajës.

Vasili thotë gjithashtu se KQZ-ja pavarësisht dorëheqjes nga kandidimi nga disa prej kandidatëve të Bindjes Demokratike, nuk ka pranuar dorëheqjen e tyre duke i lënë në garë.

Reagimi i plotë i Vasilit:

KQZ dje vendosi ne mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe amorale te refuzonte dekretin e Presidentit për shfuqizimin e datës 30 qershor 2019 për zgjedhjet lokale.

Po cilët janë këta kamikazë te rilindjes ne KQZ dhe si e dhunojnë ata ligjin ne emër të rilindjes??

Po këta kamikazë antiligj ne maj te vitit 2017 anuluan pa dekret zgjedhjet lokale për Kryetar Bashkie ne Kavaje ne date 7 maj 2017.

Ja faktet:

Ne 5 maj 2017 vetem dy dite perpara zgjedhjeve Edi Rama deklaronte ne konference shtypi:

“Disa e shikojnë 7 majin si ditën që shteti do të tregoje forcën me çdo çmim. Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, dhe çadra është ngritur për këtë qëllim.

Unë i kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë që të tërhiqet. Këtë ja ka kam kërkuar edhe kandidatit tjetër”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Pas kësaj deklarate KQZ anuloi zgjedhjet ne Kavaje. Me cfare dekreti i anuloi zgjedhjet KQZ ne atë kohe???

Përgjigja është e thjeshte: pa asnjë dekret, por thjesht me qejfin politik te Edi Rames kamikazët e tij në KQZ i anuluan zgjedhjet e 7 majit për Kryetar Bashkie ne Kavajë.

Dekreti i Presidentit Nishani ka dale vetëm ne 21 maj, lexojeni vete:

“D E K R E T PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 10, pika 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 3, pika 3 të ligjit Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 25 Qershor 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10352

Tiranë më 21.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI”

Po kjo KQZ banditeske,qe ne maj te 2017 pranonte me vrap terheqjen e Edi Rames,ben te kunderten ne zgjedhjet lokale 2019 kur kandidatet e subjektit politik Bindja Demokratike kerkojne te terhiqen nga gara, bile merr vendimin e mospranimit te terheqjes se tyre dhe vazhdimin e detyruar te gares.

Ja njoftimi i KQZ per shembull per kandidatin e Bindjes Demokratike per bashkine e Lezhes Salvator Kacaj

“Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Lezhë z. Salvador Kaçaj. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së z. Salvador Kaçaj.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së për mediat.

E njejta gje per kantidatin e Bindjes Demokratike Ylber Gjeta i cili ne 24 maj 2019 depoziton doreheqjen si me poshte: “Për këto arsye unë jap dorëheqje të parevokushme nga kandidimi për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Deklaroj se në këtë moment mungon vullneti im për të kandiduar si kusht i nevojshëm sipas nenit 72 të Kodit Zgjedhor.”

Ndersa KQZ vazhdon dhe miraton ne 6 qershor 2019 edhe rreshtimin ne flete votimi te Ylber Gjetes ja pjese nga vendimi:

“Në mbledhjen e datës 06.06.2019 KQZ organizoi shortin sipas procedurave të përcaktuara  në Udhëzimin nr.3, datë 04.03.2015 “Për procedurën e hedhjes së shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Në përfundim të zhvillimit të shortit, rezultoi se, z. Rakip Suli renditet i pari, z. Ylber Gjeta i dyti.”

Çdo koment me tutje s’ka asnje vlere.

Mbetet i padiskutueshem vetem fakti,qe Shqiperia eshte realisht pa KQZ dhe kjo KQZ eshte jo administruesja, por manipuluesja kryesore e zgjedhjeve.

Cuarja perpara pergjegjesise ligjore e ketyre kamikaxeve eshte vetem hapi i pare per te rikthyer integritetin e rrenuar te zgjedhjeve ne Shqiperi per shkak te te tille abuzuesve me ligjin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.