Vasili: Mashtruesi global,vaksina me tollon..
“Mashtruesi global ka një ide ‘interesante’, do të vaksinojë popullin me gënjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinojë në 2030, lëreni ta bëjë. Mashtruesi këtë di të bëjë, të mashtrojë dhe qytetaret atë gjë duhet të bëjnë ta largojnë”,-shkruan Vasili në facebook.
Postimi i plotë:
Mashtruesi global. Dikush i tha lider global, por në të vërtetë është një mashtrues global! Mos shpërdoroni 1 janarin me këtë mashtrues, që shkon drejt humbëtirës, drejt asgjëkundit.
Lërëni mashtruesin global të bëjë luftëra imagjinare me Europën, që ka parë plot mashtrues të tillë. Lëreni mashtruesin të gënjejë veten se tjetërkënd nuk gënjen dot.
Mashtruesi global ka një ide “interesante”, do të vaksinojë popullin me gënjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinojë në 2030, lëreni ta bëjë. Mashtruesi këtë di të bëjë, të mashtrojë dhe qytetaret atë gjë duhet të bëjnë ta largojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



