E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili paralajmëron protesta: Të gjithë në këmbë! Rama e zgjodhi vetë Presidentin për të shitur detin
Lajme

Vasili paralajmëron protesta: Të gjithë në këmbë! Rama e zgjodhi vetë Presidentin për të shitur detin

Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili Shqipëria është në të njëjtin alarm tragjik si në vitin  1913, sa i takon çështjes së kufijve.

1

Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, Vasili shkruan se Rama zgjodhi një president, duke menduar se nuk do ta pengojë për të shitur detin dhe kufijtë detarë, ashtu sic e pengonte Meta.

Sipas Vasilit, e gjithë zhurma për zgjedhjen e presidentit ishte thjesht nje farse, sepse presidenti u zgjodh personalisht vetëm nga Rama dhe vetëm për qëllimet e tij, ky më kryesore sipas Vasilit është ajo e çështjes së detit.

Po ashtu, Vasili paralajmeron edhe protesta: “Të gjithë ne këmbe për çeshtjen kombëtare, sot është dita qe ndan tradhtaret nga renegatet atdheshitës”.

Postimi i Vasilit

Shqiperia si ne 1913,mbrojtja e kufijte detare nga Rama, ndan patriotet nga tradhetaret !!

Presidenti u zgjodh dje vetem me votat e Rames sic pazari i deklaruar i kufijve detare ja kerkonte.

Rama ka zgjedhur sipas qellimit te tij dhe vetem me votat e tij nje president, qe ai llogarit se nuk do ta pengoje per te shitur qetesisht detin dhe kufijte detare te Atdheut tone, ashtu siç e pengonte dhe e pengon ne menyre te pakapercyeshme Presidenti Meta.

Shqiperia eshte ne te njejtin alarm tragjik si ne 1913.

Ministri grek Dendias ka deklaruar boterisht, qe me Ramen i ka te mbyllura punet per Kufirin Detar dhe pengesa e vetme e pakapercyeshme eshte Presidenti Meta.

Ministri Dendias ne Radio Sky në Athinë tha :

“Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”, tha Dendias pas vizitës në Tiranë.

Pra Rama pret vetem qe te largohet Presidenti Meta qe ta shese i qete kufirin detar me Greqine.

Rama dhe qeveria kane vulosur e pranuar me heshtjen e tyre deklaratat e Dendias dhe shitjen e kufijve detare, qe lidhen me interesa ekonomike te jashtezakonshme.

Ne keto momente kritike kushdo, qe i iken kesaj beteje payriotike per ruajtjen e kufijve te Shqiperise tone eshte njelloj i implikuar sa Rama dhe banda e tij.

Por ka disa pyetje asgjesuese, qe i bejne te gjithe shqiptaret dhe qe zbardhin nedriten e diellit tradhetine dhe kerkojne pergjigje!

Ja pyetjet per Ramen te cilave nuk u fshihet dot:

Ketyre pyetjeve, qe ngre gjithe populli shqiptar Rama nuk guxon t’ju pergjigjet.

Ndaj e gjithe zhurma per zgjedhjen e presidentit ishte thjesht nje farse e falimentuar sepse rezultati flet vete: presidenti u zgjodh personalisht vetem nga Rama dhe vetem per qellimet e Rames ku deti eshte Kryeqëllim.

Çdo debat tjeter ne kete moment eshte thjesht dhe vetem vazhdimi i farses se Rames.

Kufijte detare dhe integriteti i vendit jane ceshtja me madhore per çdo shqiptar dhe politikan te ndershem.

Kemi nje Rame qe eshte realisht nje Esat Pashe Toptan i Ri dhe shites profesionist kufijsh nga Kosova e deri te kufiri detar i Atdheut tone.

Ndaj te gjithe ne kembe per ceshtjen kombetare, sot eshte dita qe ndan tradhetaret nga renegatet atdheshitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.