Vasili për Ramën: Kryegrabitësi i vendit, mori qindra milionë euro me energjinë
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka deklaruar se “parlamenti i vendit është kthyer në një zëdhënës të qeverisë të hajdutëve të rilindjes” dhe se “është në ditët e tij më të zeza”.
Ai shtoi se “rilindja ka bllokuar në mënyrë mafioze projektligjet që lidhen me interesin e qytetarëve”.
Vasili e cilësoi kryeministrin Rama si “kryegrabitësin e vendit” dhe e akuzoi se ka grabitur qindra milionë euro me energjinë.
“Parlamenti shqiptar është në ditët e tij më të zeza, është kthyer në një zëdhënës të qeverisë të hajdutëve të rilindjes. Rilindja në parlament ka bllokuar në mënyrë mafioze projektligjet për muaj të tëra që lidhen drejtpërdrejtë më interesin e qytetarëve, ka bllokuar projektligj për çmimin e naftës, ka bllokuar edhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ligjin që ka të bëjë me tubime dhe dënimet e qytetarëve që dalin në proteste. Ka bllokuar indeksimin e pagave, ka bllokuar ligjet për energjinë.
Të gjitha këto nisma të Partisë së Lirisë kanë lidhje vetëm me interesin e qytetarëve ndërkohë Parlamenti voton lloj lloj koncesionesh, marrje borxhesh me qindra milionë, justifikim të hajdutërive por vazhdon e bllokon këto nisma në mënyrë që qytetarët të vazhdojnë të vidhen nga oligarkët e naftës që OSHEE e KESH të vazhdojnë të vjedhin qindra milionë euro, sepse këto para i ndajnë me kryeministrin dhe qeverinë.
Bllokojnë të gjithë llogaridhënien për hajdutëritë shtetërorë duke filluar nga vetë kryegrabitësi Edi Rama i cili as nuk mori pjesë në debatin për energjinë duke kryer një faj shumë të rëndë dhe pa alibi përpara shqiptarëve, para detyrimit si kryeministër dhe duke treguar që është ai kryegrabitësi i qindra milionë eurove me energjinë.
Partia e Lirisë nuk do t’i ndahet deri në fund çuarjes përpara të këtyre nismave por nuk do t’i ndahet deri në fund edhe diskretitimit të banditëve që drejtojnë vendin dhe që kanë marrë peng Parlamentin e Shqipërisë.”, tha Vasili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



