Vasili përsërit thirrjen për ambasadorët: Flisni se na e bëtë Kryeministrin…
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar sërish për çështjen e ekstradimit të Nazer Seitit, i cilësuar si financiar i grupit të Habilajve.
Vasili u bën thirrje ambasadorëve të huaj në shqipëri, që të reagojnë lidhur me çështjen, sepse sipas tij nëse nuk ka një reagim nga ana e ndërkombëtarëve nuk do të ketë as nga kryeministri Rama.
“Ambasadorë na e bete Kryeministrin memec.
Kryeministri yne eshte bere memec dhe nuk flet per krimin shteteror te ekstradimit nazer seitaj.
Nuk “faj” kryeministri se ai vetem kater fjale di “a e degjuat SHBA dhe BE”.
Ndaj ambasadoret nga qejfi ose nga halli…..,duhet ta thone ndonje llaf, jo per te na sqaruar ne, se e kemi te qarte dhe do ti shkojme deri ne fund krimit shteteror.
Por per kryeministrin e kane detyrim keta ambasadoret, se po nuk folen ata, ai nuk flet dhe me nje fjale kryeministrin na e lane memec.”, shprehet Vasili.
Kjo është thirrja e dytë që Vasili u bën ndërkomëbtarëve lidhur me çështjen e Seitit.
Pak ditë më parë Vasili e cilësoi ekstradimin drejt Italisë të Nezir Seitit, i arrestuari për trafik droge, si provën tronditëse që qeveris mafia dhe ndërkombëtarët heshtin.
Sipas Vasilit kjo vepër është në sytë e gjithë shqiptarëve por edhe ndërkombëtarët heshtin ai më tej ka cilësuar prokurorinë e përgjithshme, ministrinë e drejtësisë së bashku edhe me drejtorinë e burgjeve dhe policinë si fajtorët për këtë vepër të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



