Vasili: Rama, i sëmuri psiqik që sheh ëndrra sikur u hapën negociatat
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili reagoi në lidhje me vendimin për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë gjatë qershorit të vitit të ardhshëm.
Vasili shprehet se Evropa nuk i hapi negociatat, madje vendosi edhe një mal me kushte, por sipas Ramës ky është një lajm i mirë për vendin.
Reagimi
Negociatat dje u mbyllen, kryeministri bind veten perpara shtepise qe digjet.
Kryeministri absolutisht me i dobet dhe me i paafte i Shqiperise ne te gjithe historine e saj u cmend perfundimisht.
I semure psikik tipik ai flet me vehten dhe sheh endrra se si u hapen negociatat qe u mbyllen per Shqiperine.
Eshte budallepsur krejt dhe budallenjte, qe ka perqark nuk i flasin dot. Nuk i kujtojne as budalleqet qe ka thene po vete.
Europa dje nuk i hapi negociatat. Europa vuri dje nje mal me kushte poshteruese por te verteta si krimi,trafiku i droges,mbrojtja e banditeve te inkriminuar te qeverise,zgjedhjet e vjedhura dhe dekapitimin e drejtesise
Europa nuk ofroi asnje mundesi te afert si psh dhjetori. Europa e coi problemin pas zgjedhjeve te saj te 2019 ku edhe ajo vete eshte e paqarte me vehten e jo më me Shqiperine.
Praktikisht trenin e Europes e humbem per shkak te nje te cmenduri ne krye te qeverise,qe do te ike por qe po i le pas vendit nje rruge te kompromentuar rende te integrimit europian.
Kushdo qe ka memorje te pergjumur qofte ne shqip por edhe ne anglisht po ju kujtoj cka thene kryederdimeni i qeverise ne parlament ne prill te 2018 per rekomandimin.
Rama ne parlament:
“KE nuk bën dhurata, morëm rekomandim te pastër e pa kushte. “Rekomandimi pa ekuivok i KE-së është një dëftesë që mishëron kryerjen e detyrave në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim.Më tej kryeministri shtoi: Rekomandimi i KE-së, është dokumenti që tregon që ne i kemi bërë një për një të gjitha detyrat.”
Dje Shqiperia ka marre pergjigjen me te hidhur nga Europa dhe vetem nje i marre si ky kryeminister mund te qeshe si budalla kur shtepia ka marre flake anembane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



