Vasili: Rama provokoi shumë…
Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili thotë se shkak i përplasjes në mbledhjen e Këshillit Politik, që më pas çoi në bllokimin e punimeve për shkak të largimit të opozitës jashtëparlamentare, ishte provokimi i kryeministrit Edi Rama.
Vasili tha se Rama përbuzi opozitën duke thënë se nuk i interesojnë propozimet e saj për reformën zgjedhore, por vetëm ato të OSBE-së
“U provokua për shkak të qëllimeve shumë të rënda politike. Kryeministri u shpreh dhe tha se nuk më interesojnë propozimet e opozitës, vetëm të OSBE-së. Praktikisht u shpreh se Kolegjin Zgjedhor dua ta marr unë. Shitblerja e votës ka qenë ajo që e ka minuar për vite procesin. Ai tha votoni se votat i numërojmë ne. Përbuzja se nuk më interesojnë propozimet e opozitës ishte një provokim shumë i rëndë. Këto ndodhën në fillim kur do të niste puna. Pra interesi i Ramës është ta minojë procesin. Në këtë moment ne kërkuam që të tërhiqemi, pasi provokimin po e bën vetë Rama,” u shpreh Vasili në një intervistë për News24.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



