E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Shkretimi i bujqësisë dhe largimi i fermerëve nga Shqipëria, mision i Ramës
Lajme

Vasili: Shkretimi i bujqësisë dhe largimi i fermerëve nga Shqipëria, mision i Ramës

Vasili ka reaguar në lidhje me disa të dhëna të publikuara për sektorin e blegtorisë në vendin tonë.

Vasili e cilëson tronditës faktet, ndërsa sipas tij Rilindja po rrënon qëllimisht blegtorinë. Ai rendit disa shifra, ku nënvizohet fakti se “Shkretimi i bujqësisë shqiptare dhe largimi i fermerëve nga Shqipëria ky është misioni i vetem Edi Rames!”.

Gjuthashtu deputeti i PL thotë se në  protestën e 6 dhjetorit do të përcillen mesazhet e forta të qytetarëve për liderët e Europës, kundër qeverisë që ai e cilëson të korruptuar. Mes të tjerash Vasili i mëshon faktit se ajo protestë do të jetë paqësore

REAGIMI I VASILIT
Fakte tronditese te rrenimit te qellimshem te blegtorise nga rilindja!
Ja faktet tronditese:
1️⃣ Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me rreth 19% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt 2% që është mesatarja Shqiperia mbledh dhe përpunon shumë pak qumësht ne krahasim me te gjitha vendet e BE.
2️⃣ Shqipëria arrin të mbledhë mesatarisht 100-120 mijë ton qumësht në vit.
3️⃣ Shqipëria me kapacitetet aktuale arrin të prodhojë mesatarisht 41 kg në vit për qytetar qumësht të papërpunuar, qe eshte sasia më e ulët ne raport me te gjitha vendet e BE.
4️⃣ Shqipërisë i ulet me 30% numri i gjedhëve në krahasim me 2001-n
5️⃣ Shqipëria ka prodhuar 114 mijë ton qumësht të papërpunuar gjatë 2021.
6️⃣ Në raport me popullsinë prej 2.79 milionë banorë, prodhohet në 3.4 kg qumësht i papërpunuar në muaj.
7️⃣ Numri i gjedhëve ka rënë me 30% nga viti 2001, duke zbritur në rreth 200 mijë në 2021-n
8️⃣ Mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend.
9️⃣ Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës ne Shqiperi e kalon çdo shtet të Europës.
🔟 Indeksi i Çmimeve të Konsumit për nëngrupin qumësht, djathë dhe vezë shënoi një rritje rekord prej 24.3% në tetor,
1️⃣1️⃣ Çmimi i prodhimit të qumështit në BE u rrit ndjeshëm rreth +7,4% krahasuar me vitin 2020.
FAKTET FLASIN VETË!!
Shkretimi i bujqesise shqiptare dhe largimi i fermereve nga Shqiperia ky eshte misioni i vetem Edi Rames!
P.S.Burimi MONITOR.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.