Vasili: Shteti është në rrezik, Rama do të vjedhë edhe kryeprokurorin
Pasi Edi Rama ri përsëriti sot thirrjen ndaj opozitës për zgjedhjen e prokurorit të ri, reaguan Eduard Halimi nga PD dhe Petrit Vasili i LSI-së.
Kreu i grupit parlamentar në LSI, Petrit Vasili shkruan se Edi Rama kërkon që me çdo kusht të “pushtojë” edhe kryeprokurorin që t’i ketë të gjitha pushtetet nën varësi.
“Kryeministri do qe te vjedhe kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik.
Ky kryeministri flet dhe thote: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.
Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore.
Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.
Ku i ka kryeministri 84 vota?
Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?”, shkruan Vasili.
Por ai ka edhe një kërkesë për Ramën, që të kthehen në Kuvend dhe të rregullojnë ligjet që sipas tij janë bërë copë copë nga suflerët e tij.
“Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.
Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet.
Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre.
Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!” shprehet Vasili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



