Vasili: Vlahutin, bën mirë të heshtësh tani !
- Vlahutin konseguente në qëndrimet e saj qesharake proqeveritare dhe zëdhënëse edhe më e zellshme se Qeveria vetë, foli përsëri sot.
Pasi promovoi e mbështeti në korrik të 2016, miratimin e njëanshëm të Reformës në Drejtësi vetëm nga maxhoranca, qoftë edhe me vota të blera, pavarësisht se miratimi konsensual me 140 vota bëri që të dështonte një skenar i tillë i turpshëm – pasi bekoi se bashku me Euralius zgjedhjen e turpshme, antikushtetuese dhe kundër Komisionit të Venecias, të Prokurorit të Përgjithshëm – pasi mbylli gojën për trafikun gjigantesk të drogës dhe dezinformoi shqiptarët e europianët duke u thënë se “ishte e mahnitur nga rezultatet e qeverisë në luftën kundër drogës” – sot Vlahutin po kërkon shtrirjen e dorës nga opozita për dialog!
A është e ndërgjegjshme se ç’kërkon kjo zonjë, që ka bërë gjithçka që dialogu të mos ekzistojë, duke mbështetur verbërisht, Qeverinë?
Vlahutin ka përgjegjësi të mëdha për bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë dhe ndihma e fundit, mbase e vetmja ndihmë e dobishme për Shqipërinë, do të ishte që Vlahutin të heshtte. Pra, hesht Vlahutin!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



